Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të shtunën eurokomisioneren për punët e brendshme, Ylva Johansson.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Basha tha se në qeveri do të përmbushë kushtet për tu anëtarësuar në BE. Ai shtoi se përmbushja e këtyre kushteve do të përmirësojë kushtet e jetësës në Shqipëri.
“Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtoj atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale dhe jo materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim real në jetën e shqiptarëve”
Basha pak javë më parë ka prezantuar planin e tij për integrimin europian. Ai premtoi se në 6 muajt e parë të qeverisjes do të bëjë të mundur konferencën e parë ndërqeveritare.
Për të lexuar më shumë në lidhje me planin për integrimin klikoni këtu.