Kryeministri Edi Rama deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka kaluar përtej detyrën së tij. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se Meta lëviz nëpër Shqipëri për fushatë.
“Nuk mendoj që ka nevojë për komente veprimtaria ilegale e Ilir Metës. Ajo është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por në çdo nivel të justifikueshëm për çdo person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.”. u shpreh Rama.
Ai shtoi se në 25 prill shqiptarët do t’i japin dënimin e duhur atij.
Në lidhje me propozimin e opozitës për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit, Rama tha se është propozim i drejtë dhe do të shqyrtohet me seriozitet.