Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve deklaroi se pro lirimit me kusht të të dënuarve për aq kohë sa përmbushin kushtet ligjore.
Në një intervistë për Report Tv, Ismaili u shpreh se nuk është vetëm gjyqtarja Enkeleda Hoxha në vend që ka shkelur ligjin por ka dhe të tjerë.
Ai shtoi se po punon me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për të identifikuar rastet e ngjashme me gjyqtaren Hoxha.
“Nuk jemi kundër lirimit me kusht ne punojmë që sa më shumë të burgosur ta përfitojnë këtë drejtë, por jo me presion apo ryshfet apo në mënyrë abuzive. Ka probleme të tilla, janë hasur edhe në Gjykata të tjera, jo vetëm në Fushë Krujës, janë vëmendjes së mediave, i përkasin të së kaluarës, jemi shumë të vendosur për t’i identifikuar dhe prezentabël ato, janë bërë publike nga ILD për të verifikuar këtë pjesë të vendimmarrjes me qëllim që të përfundohet kjo rrugë”
Gjyqtarja Hoxha u arrestua disa ditë më parë me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave. Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.
Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.