Kryeministri Edi Rama kërkoi qytetarëve mandatin e tretë për të përfunduar punët e nisura. Në një intervistë në Facebook, nga Berati, Rama u shpreh se nëse humb PS-ja, “Rreziku që punët të mbeten në mes është real”.
Ai u shpreh se opozita ka dhënë prova se nuk i kryen punët:
“Punët nuk i kryen askush tjetër. Ata që sot pretendojnë që do bëjnë punët që ne nuk i kemi bërë ishin ata që e kishin në dorë dhe i bënë si nuk ka më keq”.
“Më keq se sa kanë bërë ata në kohën kur e kishin në dorë, besoj se nuk ka”, shtoi Rama.