COVAX: Kosova, në pritje të rreth 10 mijë vaksinave kundër COVID-19

COVAX: Kosova, në pritje të rreth 10 mijë vaksinave kundër COVID-19

Radio Evropa e Lirë raporton se 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, pritet të mbërrijnë në Kosovë në ditët në vijim.

Konfirmimi ka ardhur nga Isme Humolli, zyrtare e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.

Sipas saj, ky do të jetë kontingjenti i parë i dërgesave të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit të OBSH-së, COVAX.

Ne po shpresojmë që kontigjenti i parë do të jetë 9,600 doza. Ideja është vetëm të fillojnë të vijnë, sepse kur të nisë ardhja, ato vijnë në periudhë të caktuar kohore dhe nuk mbesim pa to“, tha Humolli.

Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Kosova do të marrë nga COVAX-i, 100.800 doza të kësaj vaksine.

Megjithatë, Humolli mendon se Kosova, në krahasim me vendet me të zhvilluara, është vonuar në aspektin e zotimit të mjeteve financiare te kompanitë prodhuese për sigurimin e vaksinës.

Shtetet e zhvilluara kanë bërë zotimin e mjeteve, në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinës. Ne nuk e kemi bërë këtë, sepse ne jemi mbështetur shumë në mekanizmin e COVAX-it”, u shpreh Humolli.

“As që kemi pritur që do të kemi vonesa të tilla”, ka shtuar ajo mes tjerash.

Përveç vaksinave të programit COVAX, Ministria në detyrë e Shëndetësisë ka marrë siguruar kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Megjithatë, kompania Pfizer/BioNtech ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina.

Në Ballkanin Perëndimor Kosova është e vetmja që nuk ka nisur vaksinimin. Teksa në mungesë të vaksinave nga BE vende si Maqedonia e Veriut i kanë kthyer shpresat nga Kina dhe Rusia. Hungaria është vendi i parë në BE që ka marrë vaksinën ruse dhe atë kineze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>