Kryeministri Edi Rama sqaroi akuzat e opozitës për koncesionin e fiskalizimit të transaksioneve te hidrokarburave. Në konferencën për shtyp të së martës Rama tha se qeveria do të licesojnë tri kompani për këtë proces.
“Jo çdo gjë që ndodh quhet koncesion, ky nuk është koncesion, por një proces i nisur në vazhdim të revolucionit dixhital. Në bazë të ligjit nuk mund të nisen procese të reja në periudhë 4 muajve para zgjedhjeve, por ky ka nisur shumë kohë më parë . Bëhet fjalë për licencim të 3 kompanive jo koncesion. Licencohen 3 kompani të ndryshme që do shërbejë për kontrollin e hidrokarbureve”, sqaroi Rama.
PD e akuzoi kryeministrin se po shkel ligjin e zgjedhjeve dhe po rrit cmimin e naftës për qytetarët, në përfitim të klientëve të tij.