Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer tha të martën se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Palmer tha se për SHBA-në kjo “do të arrihej nëpërmjet njohjes së ndërsjellë”.
Ai tha se palët duhet të ulen dhe “të punojnë drejt këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja”. Po ashtu ai shtoi se dy shtetet duhet “t’i identifikojnë pikat e mospajtimit, t’i identifikojnë pikat e pajtimit, dhe të punojnë së bashku në gjetjen e shtegut të ecjes përpara që na shpjerë aty, ku unë mendoj se të gjithë pajtohemi se duam që të jemi, e që është e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën”.
Për qyetarët e Kosovës ai tha se është më rëndësi që të kuptojnë “se cilat janë çështjet, ujditë, si mund të duken kompromiset dhe cila është rruga përpara”.