Gati një vit pasi u mbyllën, kinematë në të gjithë qytetin e New York-ut u hapën të shtunën. Por rihapja do të kryhet me disa kufizinme për shkak të Covid19.
Në sallat e kinemave publiku është i detyrueshëm të mbajë maskë si dhe ndalohet të hash ose të pish.
Qyteti i Nju Jorkut është një nga vendet e fundit në vend që rihap kinematë. Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo ka kufizuar kapacitetin brenda sallave të kinemasë në vetëm 25%, pavarësisht nga madhësia e sallës së kinemasë.
“Ne duhet të përpiqemi dhe t’i kthehemi disi normalitetit”, tha një përfaqësues i kompanive ameriakne të kinemave AMC.
Kompania AMC, vitin e kaluar ishte në kufi të falimentimit. Ajo mbajti kinematë e mëdha dhe vendosi të mbyllë kinematë e vogla.