Presidenti Ilir Meta i bëri apel qytetarëve të marrin pjesë në votime, në një deklaratë për shtyp. Ai e vlerësoi mundësinë për të zgjedhur edhe kandidatin e preferuar brenda listës së LSI-së si “shumë të mirë”.
Meta u shpreh se në 25 prill qytetarët do të kenë shumë zgjedhje për të ardhmen. Ai u shpreh se mënyra e re e votimit është një mundësi më shumë për të dalë për të votuar.
“Më 25 prill është momenti për referendum. Pjesmarrje masive e qytetarëve në këto zgjedhje”, u shpreh Meta.
Ai u ndal edhe tek problemi i shpopullimit.
“Në Shqipëri shifrat janë të frikëshme. Edhe në kushte pandemie jemi rrotë më rrote me Sirinë. Për 1 mijë banorë në vend largohen 12 banorë”.