Presidenti Ilir Meta ju përgjigjë krahasimit që i bëri Kryeministri Edi Rama me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’do isha i shqetësuar, se unë kokainën nuk e përdor por do të jem luftëtar ndaj çdo politikani që përdor substancë narkotike dhe del garant para mafias për të pastruar paratë e tyre në Shqipëri”, u shpreh Meta në një deklaratë për shtyp, të mërkurën, nga Fieri.
Ai e quajti Gjonajn “një fallsifikatore që noterizon koncesionet dhe PPP-të. Përgjgijen do ta marri të qartë në 25 prill”. Më herët Rama krahasoi Etilda Gjonajn me Ilir Metën përmes një foto të shfaqur në ekran.