Rusia ngadalëson shpejtësinë e Twitter-it: Nuk ka hequr përmbajtje të ndaluara me ligj

Rusia ngadalëson shpejtësinë e Twitter-it: Nuk ka hequr përmbajtje të ndaluara me ligj

Mbikëqyrësi i mediave ruse, Roskomnadzor, ka vendosur kufizime ndaj Twitter duke ngadalësuar shpejtësinë e tij në  vend.

Rrjeti social akuzohet se nuk ka hequr përmbajtje të ndaluara me ligj nga Rusia.

Prej fillimit të shkurtir, ligji rus  i detyron rrjetet sociale të gjurmojnë dhe fshijnë përmbajtjen e ndaluar.

Sipas Roskomnadzor, Twitter kishte 3,168 postime me përmbajtje të ndaluar në faqen e tij, përfshi edhe më shumë se 2,500 postime që inkurajojnë vetëvrasjen midis të miturve, drogat e paligjshme dhe përmbajtje pornografike.

Nëse rrjeti nuk është në gjendje të përcaktojë nëse përmbajtja përmban materiale të ndaluara, ai duhet t’ia dërgojë mbikqyrsit Roskomnadzor për vlerësim.

Roskomnadzor tha në një deklaratë  në faqen e  internetit të mërkurën se masa ka për qëllim “të mbrojë qytetarët rusë nga ndikimi i përmbajtjes së paligjshme.” Ai kërcënoi se do të bllokonte plotësisht rrjetin social amerikan, nëse nuk do të vepronte.

Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të Kremlinit për të forcuar kontrollin e mediave sociale dhe goditjes së platformave që janë përdorur për të organizuar protesta në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qeveria nuk kishte “dëshirë të bllokonte asgjë“, por shtoi se ishte “mëse e arsyeshme” që autoritetet të siguronin pajtueshmërinë me ligjin.

Subbotin i Roskomnadzor paralajmëroi se “është e mundur” që masa të ngjashme mund të vendosen kundër rrjeteve të tjera sociale si Facebook në të ardhmen, nëse ato nuk respektojnë ligjet ruse.

Qeveria ka marr masa më parë për të forcuar kontrollin ndaj  mediave sociale, duke iu kërkuar ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve rusë në serverat në Rusi. Facebook dhe Twitter janë gjobitur për mosrespektimin e këtij ligji.

Në fund të vitit të kaluar Rusia akuzoi Facebook dhe Twitter për “censurë të hapur” pasi bllokuan llogari dhe përmbajtje ruse. Twitter etiketoi llogaritë e qeverisë dhe mediave të lidhura me shtetin.

Në fund të muajit të kaluar Roskomnadzor i kërkoi shpjegime Twitter-it se përse kishte fshirë 100 profile të lidhura me Rusinë.

Twitter në përgjigjen e tij tha se llogaritë “përforconin narrativa që ishin në linjë me qeverinë ruse, të përqendruara në minimin e besimit në aleancën e NATO-s dhe stabilitetin e saj” dhe shënjestronin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>