Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio përmes një postimi në rrjetin Twitter ka bërë sërish thirrje për mbrojtje të Lumit Vjosa nga hidrocentralet që janë planifikuar të ndërtohen aty.
Thirrja u bë në kuadër të publikimit të filmit me metrazh të shkurtër “Vjosa Forever”, krijuar nga organizata europiane për mbrojtjen e lumenjëve në bashkëpunim me aktivist e banor vendas.
DiCaprio u ka kërkuar ndjekësve të firmosin peticionin që i kërkon qeverisë shqiptare jo vetëm të anullojë projektet e hidrocentraleve, por ta shpall zonën Park të Mbrojtur Kombëtar.
“Lumi Vjosa, speciet e tij dhe mjetet e jetesës që varen prej tyre janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të shkatërrimit nga digat. Shikoni Vjosa Forever me@ Patagonia dhe nënshkruani peticionin për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të mbështesë #VjosaN NationalParkNow: http://bit.ly/307bWpl”
Filmi është një kronikë e luftës së vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi lumor dhe shpresa e krijimit të një Parku Kombëtar Vjosa (i pari i këtij lloji në Evropë).
Kjo nuk është hera e parë që aktori advokon për mbrojtjen e lumit.
Qysh kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës.