Palmer takon Abdullah Hotin

Nga Exit News
Palmer takon Abdullah Hotin

Pas Vjosa Osmanit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar të enjten një takim virtual me Matheë Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Sipas raportimeve të Radio Europa e Lirë, ata folën për sfidat me të cilat përballet Kosova e veçanërisht, pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri Hoti ka falënderuar z. Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, thuhej në njoftim.

Hoti ka njoftuar  në Kosovë do të vazhdojnë të zbatohen masat e njëjta për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Hoti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>