Vetëvendosje fton partitë për çështjen e presidentit

Nga Exit News
Vetëvendosje fton partitë për çështjen e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ftoi të enjten partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar mbi çështjen e presidentit.

Përmes një letre parë nga Koha.net, LVV fton Lidhjen Demokratike të Kosovës në një takim në 15 mars.

Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente.

LVV ka dalë fituese nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ku fitoi 58 deputetë. Vjosa Osmani kandidate për presidente në LVV u bashkua me këtë forcë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Më parë ajo ishte pjesë e LDK. Në zgjedhje Osmani ishte deputetja më e votuar me mbi 300 mijë vota.

Vetëvendosjes i duhen të paktën 80 deputetë që të zgjedh presidentin.

auto letra e kurtit
auto letra e kurtit

Nuk dihet ende se kur do të mbahet një takim mes të gjitha partive.

Por në reagime për mediat e vendit,  AAK ka thënë se i qëndron kërkesës së saj të mëparshme se presidenti duhet të zgjidhet nga radhët e tyre.

AAK propozon Ramush Haradinaj për president. Kjo forcë doli e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Kemi dalë në zgjedhje me ofertë kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo e ndihmojmë vendin nga pozicioni i opozitës”, ka deklaruar Haradinaj.

PDK nuk ka pranuar të japë një koment për këtë.

Vjosa Osmani shërbeu si ushtruese e detyrës së presidentes më 5 nëntor, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Sipas Kushtetutës, ushtrimi i detyrës së presidentes nuk mund të bëhet më gjatë se gjashtë muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>