Sondazhi i kryer nga MRP i shfaqur në Barometri Politik në Euronews tregoi se 49.3% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste. 33,5% e të anketuarve mendojnë se do të fitojë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Rezultatet për pyetjen “Kush mendoni se do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit” janë:
PS – 49.3%
PD – 33.5%
LSI – 5.5%
Të tjera – 0.2%
Në krahasim me sondazhet e mëparshme, diferenca mes dy partive kryesore PS-PD është ulur nga 19.5% në 15.8%.
Të pyetur se cilën parti dëshirojnë që të fitojë, rezultatet janë:
PS – 44%
PD – 35.1%
LSI – 6.9%
PDI – 1%
Të tjera – 0.4%
Ndërsa të pyetur se fitorja e kujt partie do i trishtonte më shumë, të anketuarit u përgjigjën:
PS – 39.9%
PD – 26.2%
LSI – 18.8%
PDIU – 1.3%
Nuk e di – 13.7%
55% e të anketuarve besojnë se partia fituese do të marrë 71 mandate. 24.1% mendojnë partia që do të fitojë zgjedhjet do të arrijë të ketë shumicën parlamentare.
9.3% e shqiptarëve besojnë se partia që do të dalë e para në garën zgjedhore nuk do të mund të formojë qeverinë.
32.9% e qytetarëve thanë së duan të qeverisen nga një koalicion me më shumë se një parti.
Për këtë sondazh janë pyetur në 12 zona elektorale 1600 persona.