Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se darkon me kriminelë. Në një videomesazh, Basha shprehet se Rama drekon në 2 ose 3 ditë në restorantin privat të kryeministrisë me kreret e bandave.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.”
Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që do jetë i ndarë nga krimi dhe do punojë për qytetarët.