Fjalimi i Presidentit amerikan Joe Biden për luftën kundër COVID-19 u ndoq nga më shumë shikues në televizion sesa fjalimi i parë i ish-presidentit Donald Trump për kombin, sipas të dhënave të vlerësimeve paraprake.
Rreth 18.2 milion njerëz panë fjalimin e Bidenit në televizionet amerikane si ABC, CBS, NBC dhe Fox, raporton Reuters.
Fjalimi u mbajt vetëm disa orë pasi Biden nënshkroi paketën e ndihmës financiare për amerikanë me vlerë $1,9 trilionë.
Ndërsa, fjalimi i parë i Trump në gusht 2017 – shtatë muaj pasi ai mori detyrën – kur foli për luftën në Afganistan u ndoq nga 17,7 milion shikues në katër rrjetet e transmetimit.
Ndërkohë, shifrat e shikueshmërisë për kanalet televizive kabllore do të dalin të shtunën.