Presidenti Ilir Meta dënoi vendosjen e triolit në makinën e prokurorit Arian Mucaj. “Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça”, shkroi Meta në një postim në faqen e tij në Facebook, të shtunën.
Ai i bëri thirrje “institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij”.
“Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shtoi Presidenti. Të enjten makina e prokurorit Mucaj shpërtheu si pasojë e vendosjes së tritolit në pjesën e përparme, në qendrën tregtare “Kristal”.
Ngjarja ende nuk është zbardhur nga policia.