Vasili pyet Komitetit Teknik: Si siguroheni që çdo vaksinë nuk u krijon dëme qytetarëve

Nga Exit News
Vasili pyet Komitetit Teknik: Si siguroheni që çdo vaksinë nuk u krijon dëme qytetarëve

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) akuzoi qverinë Rama se po gënjen me shifrat e të infektuarve, viktimave të Covid19.

“Ju e shikoni se si fshihen vdekjet e qytetarëve nga Covid-19. Që të marrësh informacionin e vërtetë ka vetëm një zgjidhje: Të konsultoni Facebook-un.

Vetëm në shkurt, krahasuar me vite të tëra radhazi më parë, ishte mbi dyfish numri i vdekjeve”, u shpreh Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së në një konferencë për shtyp, të hënën.

Ai akuzoi ministren e Shëndetësisë Manastirliu se ka gënjyer për numrin e qytetarëve të vaksinuar mbi moshën 80 vjeç:

“46 mijë thotë ministrja e Shëndetësisë janë mbi 80-vjecarët. Por, sipas shifrave që jep Instituti i Statistikave, që kontrollohet nga qeveria janë rreth 82 mijë. Ministria e Shëndetësisë fshin 36 mijë të të tjerë nga defteri”.

Vasili sulmoi edhe vendimin e Komitetit Teknik për miratimin e administrimit të vaksinës AstraZeneca në vend, ndërkohë që ajo është pezulluar në disa vende të tjera:

“Janë mbi 10 vende të cilat kanë pezulluar përdorimin e një vaksine të caktuar e Astra Zenencës. As kanë marrë informacione të drejtpërdrejta.

Cilat janë këto arsye sepse janë vende shumë te fuqishme nga ana shkencore, shumë të fuqishme nga ana ekonomike.

Përpara marrjes së çdo vaksine të re me kë konsultohen. Me hapjen tregu të vaksinave kujt i marrin mendim.

Cila është përgjegjësia që marrin përpara shqiptarëve që çdo vaksinë dhe çdo produkt ka siguri absolute dhe nuk u krijon dëme por u krijon vetë të mira”.

Gjithashtu, Vasili e akuzoi qeverinë se nuk ka “rimbursuar as 120-130 mijë euro për të prekurit nga Covid19, “dhe fatura që shqiptarët paguajnë dhe nxjerrin nga xhepat dhe shkatërrohen ekonomikisht, kalon mbi 130 milion euro”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>