Policia e Kukësit arrestoi të hënën 5 persona në Kukës pasi u kapën duke shpërndarë dhe konsumuar lëndë narkotike në doza të vogla.
Personat po ashtu kishin thyer orarin e kufizimeve dhe po luanin “lojëra të jashtëligjshme”, njoftoi Policia.
Personat e arrestuar janë P. V., 25 vjeç, Q. A., 28 vjeç, B. P., 29 vjeç, V. Sh., 32 vjeç dhe A. SH., 38 vjeç, banues në Kukës.
“Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në qytetin e Kukësit, gjatë orarit të karantinës, në lokalin në përdorim nga shtetasi P. V., ndodheshin edhe 4 shtetasit e tjerë, të cilët në momentin kur kanë hyrë punonjësit e Policisë, kanë hedhur në dysheme, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, tha Policia.