Agjensia shëndetësore e BE-së: Përfitimet e vaksines AstraZeneca i kalojnë rreziqet e efekteve anësore

Nga Exit News
Agjensia shëndetësore e BE-së: Përfitimet e vaksines AstraZeneca i kalojnë rreziqet e efekteve anësore

Përfitimet e vaksinës Covid19 të kompanisë AstraZeneca tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore, njoftoi EMA, sipas The Guardian.

Në një deklaratë për shtyp, Agjencia Evropiane e Mjekësisë tha:

“Aktualisht EMA mbetet e mendimit se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19, me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen, tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Në deklaratë shkruhet se:

EMA po heton një numër ngjarjesh të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që kishin marrë vaksinën, siç është raportuar më parë.

Ngjarje që përfshijnë mpiksjen e gjakut, disa me karakteristika të pazakonta siç janë numri i ulët i trombociteve, kanë ndodhur në një numër shumë të vogël njerëzish që u vaksinuan.

Disa mijëra njerëz zhvillojnë mpiksje gjaku çdo vit në BE për arsye të ndryshme. Numri i tromboembolive në përgjithësi në njerëzit e vaksinuar nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme.

EMA po punon ngushtë me kompaninë, me ekspertë në çrregullimet e gjakut dhe me autoritete të tjera shëndetësore duke përfshirë autoritetin shëndetësor britanik bazuar në përvojën e saj me rreth 11 milion doza të administruara të vaksinës.

Hetimi i EMA ka vazhduar gjatë fundjavës dhe analiza rigoroze e të gjitha të dhënave në lidhje me ngjarjet tromboembolike do të kryhet në ditët në vijim

EMA (PRAC) do të rishikojë neser (të martën)  informacionin dhe ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të enjten 18 mars për të publikuar përfundimet e arritura në bazë të informacionve dhe çdo veprim tjetër që mund të duhet të ndërmerret.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>