Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka kërkuar përfshirjen e gazetarëve dhe reporterëve në grupet e riskut për vaksinim.
“Vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në teren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik”, shkruhet në deklaratën për shtyp të Unionit të Gazetarëve.
Unioni u Gazetarëve Shqiptarë i shprehu ngushëllimet edhe familjarëve të kolegut Arben Kosturi, i cili ndëroi jetë në moshën 53 vjeçare, si pasojë e Covid19.
Gazetarët e tjerë që kanë humbur jetën nga covid19 janë: Lek Plani, Zenepe Luka, Prend Shota, Nuri Dragoi, Arben Çeli, Koço Devole si dhe pronari i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu.