Spanja do të ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të paktën dy javë, tha të hënën Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias.
Spanja i bashkohet kështu një liste në rritje të vendeve europiane të cilat kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksinë.
Austria, Franca, Gjermania, Italia, Danimarka, Norvegjia kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksinë.
Rumania, Bullgaria, Tajlanda dhe Republika e Kongos po ashtu kanë ndaluar përdorimin e vaksinës.
Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja dhe Meksika janë mes shteteve që do të vazhdojnë fushatat përkatëse të vaksinimit, duke siguruar qytetarët se nuk ka rrezik për përdorimin e tyre.
Vendimi erdhi pas disa rasteve të raportuara se personat që kishin marrë vaksinën kishin pësuar mpiksje gjaku si dhe disa viktima të raportuara.
Agjencia Evropiane e Barnave, theksoi të enjten se nuk kishte asnjë të dhënë që vaksina po shkakton mpiksjen e gjakut, duke shtuar se beson se përfitimet e vaksinës “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj”.