Debati mbi përdorimin e vaksinës AstraZeneca: Çfarë dimë deri tani

Nga Exit News
Debati mbi përdorimin e vaksinës AstraZeneca: Çfarë dimë deri tani

Në një tjetër pengesë për fushatën vaksinimit kundër Covid-19 në Evropë, një sërë shtetesh kanë pezulluar javën e fundit përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca.

Austria pezulloi më 7 mars përdorimin e një grumbulli vaksinash pasi dy persona pësuan ndërlikime, të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit, ku njëra rezultoi fatale. Në total katër raste të mpiksjes së gjakut u identifikuan në të njëjtën grup prej 1 milion dozsha.

Më 11 Mars 2021 u njoftua se Danimarka, Norvegjia dhe Islanda do të pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të shqetësimeve për mpiksjen.

Në të njëjtën ditë Agjencia Italiane e Barnave gjithashtu pezulloi shpërndarjen e një grupi të vaksinës për të hetuar disa reagime serioze anësore të vëzhguara pas vaksinimit.

Ditën tjetër, Rumania dhe Bullgaria ndaluan gjithashtu përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Tajlanda ishte vendi i parë që e ndaloi në Azi, ndjekur në 14 mars nga Republika e Kongos në Afrikë.

Irlanda pezulloi përdorimin e vaksinave në 14 Mars pas raporteve nga Norvegjia.

Të hënën, 15 mars, Gjermania u bë shteti i fundit europian që pezulloi vaksinimin si “masë paraprake”.

Njëkohësisht Italia vendosi për të njëjtën arsye t’a shtrijë pezullimin fillestar nga një grup i vaksinës, në të gjitha vaksinat AstraZeneca.

Po ashtu, Franca pezulloi përdorimin e vaksinës së Covid19 të prodhuar nga kompania AstraZeneca, deri të martën pasdite.

Deri në 11 mars 2021, u raportuan rreth 30 raste të ngjarjeve tromboembolike, mes 5 milion njerëzve të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Zonën Ekonomike Evropiane.

Në total janë 13 shtete që kanë urdhëruar pezullimin deri në hetimin përfundimtar të rasteve të mpikjes së gjakut.

Ndërsa, Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja dhe Meksika janë mes shteteve që do të vazhdojnë fushatat përkatëse të vaksinimit, duke siguruar qytetarët se nuk ka rrezik për përdorimin e tyre.

Cfarë thonë ekspertët?

Agjencia Evropiane e Barnave, theksoi të enjten se nuk kishte asnjë të dhënë që vaksina po shkakton mpiksjen e gjakut, duke shtuar se beson se përfitimet e vaksinës “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj“.

OBSH njoftoi të shtunën se po hetohen pretendimet për probleme të mundshme të vaksinës AstraZeneca, por nuk beson se ka baza për rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Raportet e mpiksjes së gjakut të marra deri më tani nuk janë më të mëdha se numri që do të kishte ndodhur natyrshëm në popullatën e vaksinuar“, u shpreh Dr. Phil Bryan, nga Rregullatori i Medikamenteve dhe Produkteve të Shëndetit të Britanisë së Madhe.

AstraZeneca konfirmoi të dielën, 14 mars, se pasi mbi 17 milion njerëz janë vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar nuk ka pasur prova të një rreziku në rritje të mpiksjes së gjakut në ndonjë vend të veçantë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>