Kryemadhi, kodi i ri zgjedhor i jep prioritet LSI-së

Nga Exit News
Kryemadhi, kodi i ri zgjedhor i jep prioritet LSI-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi premtoi krijimin e “një klime besimi dhe sigurie të zhvillimit të ekonomisë, të krijimit të hapësirave të punësimit dhe të një pune të mirë paguar”.

“Ne jo më larg se disa ditë, treguam një nga aferat më korruptive që ka të bëjë me inceneratorin e Elbasanit, se si tre njerëz i kanë grabitur në një muaj 4 milion euro qytetit të Elbasanit”, u shpreh Kryemadhi nga Elbasani, për prezantimin e kandidates së LSI,-së Klaudia Krasnika.

Kryetarja e LSI-Kryemadhi, u shpreh se pavarësisht se Rama “ndryshoi Kodin që do ta dëmtonte LSI-në, por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa prioritete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së. Renditja në LSI nuk ka të bëjë me numrin që ke në listë, se sa me atë se çfarë secili nga ne përfaqëson”.

“Dhe një nga avantazhet e tjera ndryshe nga lista e Rilindjes, të cilët do të hanë kokat me njëri-tjetrin, në LSI nuk është çështja tek thyerja e listës, por është çështja tek shërbimi i njerëzve”, theksoi Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>