Presidenti Ilir Meta përshëndeti letrën e biologut gjerman për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Meta në një postim në Facebook i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektet arbitrare dëgjojë “zërin e komunitetit dhe aktivistëve”.
Presidenti i bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë deri më 25 prill vendimet “arbitrare” të qeverisë.
Ai e quajti 25 prillin “referendum historik për t’i dhënë ndëshkimin e merituar me votë të gjithë atyre që këtë pasuri kombëtare dhe europiane duan ta zhvatin për llogari të pasurimit të një grushti oligarkësh”.