Gratë shtatzëna të vaksinuara kundër Covid-19 mund të kalojnë në mbrojtje të foshnjave të tyre, sipas një studimi të ri në Izrael, raporton Reuters.
Sipas hulumtimit të kryer në shkurt, antitrupat u zbuluan në të 20 gratë ku u administruan të të dyja dozat e vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë tremujorit të tyre të tretë të shtatzënisë dhe tek të porsalindurit e tyre, përmes placentës.
“Gjetjet tona theksojnë se vaksinimi i grave shtatzëna mund të sigurojë mbrojtje amtare dhe neonatale nga infeksioni SARS-CoV-2”, ka gjetur studimi.
Gjetjet nga studiuesit të Qendrës Mjekësore në Universitetin Hadassah të Jeruzalemit u postuan këtë muaj në medRxiv – një gazetë shkencore ku botohen artikujt e pa rishikuar nga kolegët.
Një nga studiueset, Dana Wolf, u citua nga Jerusalem Post, u shpreh se grupi tani do të fillojë të shikojë se sa kohë do të zgjasin antitrupat e shkaktuar nga vaksinat tek foshnjat.
Pfizer Inc dhe BioNTech SE thanë muajin e kaluar se ata kishin filluar një studim ndërkombëtar me 4,000 vullnetarë për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës së tyre Covid në gratë shtatzëna të shëndetshme.
Testimi do të vlerësojë gjithashtu nëse gratë shtatzëna të vaksinuara transferojnë antitrupa mbrojtës tek foshnjat e tyre.
Një studim i veçantë i SHBA i botuar javën e kaluar dhe gjithashtu në pritje të rishikimit nga kolegët, zbuloi se antitrupat e induktuar në gratë shtatzëna nga vaksinat mRNA COVID-19, të Pfizer/BioNTech dhe Moderna Inc, u transferuan tek foshnjat përmes placentës ose qumështit të gjirit.