Britania vaksinon gjysmën e popullsisë

Nga Exit News
Britania vaksinon gjysmën e popullsisë

Më shumë se 25 milion britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, 100 ditë pas nisjes së procesit të vaksinimit.

Qeveria britanike, sipas Reuters, ka thënë se pothuajse gjysma e popullsisë së rritur kanë marrë një dozë vaksine, duke e i hapur rrugën vaksinimit të personave deri në moshën 50 vjeç brenda 15 Prillit.

“Ky moment historik është një arritje e pabesueshme – 25 milion persona janë të sigurt për të ardhmen, ndërsa rihapim me kujdes vendin,” u shpreh Kryeministri Boris Johnson në një deklaratë për median.

Procesi i vaksinimit në Britani filloi më 8 dhjetor 2020 kur Margaret Keenan, një gjyshe 90-vjeçare, u bë personi i parë në botë që u vaksinua me Pfizer.

Që nga ajo kohë Britania ka vaksinuar grupeve prioritare, duke filluar me më të moshuarit dhe grupet e riskut si punonjës të shëndetit dhe mësues.

Shërbimet shëndetësore tani kanë vaksinuar gjithsej 25,273,226 me vaksinën e Pfizerit ose të AstraZeneca-s, dhe 1,759,445 qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>