Sondazhi i MBR i dhe Euronews Albania i prezantuar të enjten në Barometri Politik, tregoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën PS do të merrte 41.3% të votave.
Partia Demokratike do të merrte 30.8% dhe LSI 7.6%.
Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI ka një rënie me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur luhatje
Personat që shprehen se nuk do të votojnë janë në shifrën 17.9%, krahasuar me sondazhet e mëparshme kjo shifër ka ardhur në rritje.
Sondazhi tregoi se kreu i PD Lulzim Basha është më i preferuar në Tiranë se sa në rang kombëtar krahasuar me votat e tij.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka dalë më i preferuari në rang kombëtar sipas sondazhit dhe në Tiranë krahasuar me Bashën.
Krahasuar me përqindjen në Tiranë, Rama ka më shumë vota në rang kombëtar.
44.1% e të anketuarve mendojnë se Rama është lideri i duhur për të drejtuar vendin.
34.1% e tyre zgjedhin Bashën si lider.
20.2% e të anketuarve për Tiranën mendojnë se asnjëri prej tyre nuk e meriton të qeveris vendin.
19.2% ndajnë të njëjtin mendim në rang kombëtar.
Votuesit e papërcaktuar përbënë shumicën e atyre që u përgjigjën “asnjë” bazuar në analizën e votës së zgjedhjeve të vitit 2017.