Presidenti i SHBA-ve Joe Biden njoftoi të enjten se vendi do të arrijë 100 milion vaksinime deri të pemten, 58 ditë nga zgjedhja e tij si president.
“Kjo është javë përpara afatit”, u shpreh Biden për median në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë.
Administrata e Bidenit ka rritur shpërndarjen e vaksinës, gati dyfishin e numrit të vaksinave të dhëna në shtete çdo javë.
Sot, 65% e amerikanëve 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë, dhe 36% e atyre mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar plotësisht, tha presidenti.
Administrata e Biden gjithashtu ka punuar për të ngritur qendrat e vaksinimit në komunitet, në partneritet me farmacitë për të siguruar më shumë vende ku amerikanët të mund të vaksinohen.
“Këto momente historike janë arritje të rëndësishme, por ne kemi shumë më shumë për të bërë – shumë më tepër për të bërë,” tha presidenti. “Dhe Plani Amerikan i Shpëtimit do të na ndihmojë ta bëjmë atë”, shtoi ai.
Presidenti u bëri thirrje amerikanëve që të mos dorëzoheshin tani, që janë afër shkëputjes së zinxhirit të vaksinimit dhe i nxiti të gjithë të vaksinohen sapo të t’i vijë radha.