Kompania amerikane e ndërtimit Bechtel po shikon mundësinë e investimeve në prodhimin e energjisë së erës dhe diellit.
Zëvendës Kryeministrja serb dhe ministrja për Energjinë Zorana Mihajlović gjatë një takim me përfaqësues të kompanisë diskutoi mbi mundësitë e investimit në sektorin e energjisë, raporton media ‘Balkan Green Energy’.
“Ne besojme së Serbia do trë jetë vendi I aprë në rajon që do të investojë në energjinë e rinovueshme, në vecanti në parqet diellore dhe ato të erës. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë fushë”, u shpreh presidenti I kompanisë Bechtel.
Bechtel në bashkëpunim me kompaninë turke të ndërtimit Enka ka ndërtuar në rajon autostradën Prishtinë-Shkup dhe Shqipëri-Kosovë.
Gjithashtu Bechtel me mbështetjen e qeverisë amerikane ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.