Manastirliu: Janë vaksinuar mbi 6100 mësues

Nga Exit News
Manastirliu: Janë vaksinuar mbi 6100 mësues

Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar qëndrën e vaksinimit në shkollën Qemal Stafa, ku aktualisht po zhvillohet vaksinimi i mësuesve me dozat e AstraZeneca-s.

Manastirliu informoi se në Tiranë janë 7 qendra të tilla të vaksinimit zonal ose gjimnaze që janë shndërruar në qendra vaksinimi.

Ajo u shpreh se tashmë me aprovimin e vaksinës AstraZeneca nga ana e Autoritetit Europian të Barnave, është ulur edhe hezitimi fillestar i mësuesve për t’u vaksinuar.

Është një vaksinë që ofron edhe më tepër mbrojtje seç është konstatuar në fazën e testimit,” tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria i ka besuar ekspertëve dhe njoftoi se deri tani me këtë vaksinë janë vaksinuar mbi 6100 mësues.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>