Kryeministri Edi Rama premtoi vaksinimin e 11 mijë mjekëve dhe infermierëve të Kosovës, nëse vendi nuk do të arrijë të marrë vaksinat.
“Të 11 mijë mjekët dhe infermierët do ti vaksinojmë ne nëse nuk do të bëhen me vaksinat që do të marër vetë Kosova”, u shpreh Rama nga Kukësi, ku po kryehet vaksinimi i 250 mjekëve dhe infermierëve kosovarë.
“Ne jemi gati të vazhdojmë dhe do të shkojmë më tutje, Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm”, shtoi Rama.
Të premten të dyja vendet ranë dakord për vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve në Kukës.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur procesin e vaksinimit. Qeveria kosovare nuk ka mundur të nënshkruajë marrëveshjen me Pfizerin.
Ndërkohë po pret të marrë dërgesën e parë nga nisma Covax dhe po diskuton një marrëveshje me Izraelin për vaksinën e Pfizerit.
Kryeministri Rama në janar i ftoi autoritetet kosovare të vaksinojnë në Shqipëri 500 mjekë dhe infermierë.