Rama: E ardhmja e Kukësit është turizmi

Nga Exit News
Rama: E ardhmja e Kukësit është turizmi

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Kukës për të prezantuar kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark, deklaroi se e ardhmja e këtij qyteti është turizmi.

Rama ironizoi ata që thonë “ç’i duam aeroportet, duam bukë,” duke thënë se në Shqipëri nuk ka vdekur kush për bukë qysh nga koha e Skënderbeut.

Aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë pa fund dhe krijojnë kushte për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin e investimit në ekonomi 1 euro të shpenzuar dhe 23 të fituar. Aeroportet sjellin investimet,” – përfundoi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>