Konjufca merr postin e presidentit në detyrë

Nga Exit News
Konjufca merr postin e presidentit në detyrë

Kreu i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca mori gjithashtu të hënën dhe postin e presidentit në detyrë.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani. E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese.’’u shpreh Konjufca.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në rast të vakancës së kreut të shtetit, vendin e tij e zë kryetari i Kuvendit. Konjufca u zgjodh me 69 vota pro kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Detyrat e presidentit ushtroheshin nga ish-kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Thaçi dha dorëheqjen në fillim të tetorit 2020, pasi gjykata në Hagë ngriti akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj tij.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>