Vjosa Osmani kujton 22 vjetorin e bombardimit ndaj Serbisë

Nga Exit News
Vjosa Osmani kujton 22 vjetorin e bombardimit ndaj Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi të mërkurën 22 vjetorin e bombardimit të Serbisë nga forcat e NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se 24 mars 1999 ishte data e kthimit të shpresës tek qytetarët e Kosovës. Ajo shkruan se Kosova i është mirënjohëse të gjithë ushtarëve të NATO-s të cilët ndaluan gjenocidin ndaj popullit Kosovar.

“Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga ajo ditë. Përgjatë këtij rrugëtimi, mbrojtësit e lirisë sonë u shndërruan në mbështetësit më të fortë të procesit të shtetndërtimit të Republikës së re. Vendi ynë , Kosova jonë e dashur, po fuqizohet me mbështetjen e miqve tanë. Ka shumë punë për t`u bërë, por ne jemi të vendosur të punojmë fort e ta mbrojmë lirinë tonë me çdo kusht.”vijon Osmani.

Deputetja Osmani pohoi se kjo datë duhet të kujtohet për brezat e rinj në mënyrë që të mos harrojnë sakrificën e mijëra burrave e grave për liri.

E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare- anëtare të NATO-s.”, përfundon ajo.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>