Spanja kërkon test Covid19 për udhëtarët nga Franca

Nga Exit News
Spanja kërkon test Covid19 për udhëtarët nga Franca

Spanja do t’i kërkojë udhëtarëve nga Franca në kufijtë tokësorë, të prezantojnë tekst negativ kundër koronavirusit, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Ky vendim i autoriteteve spanjolle vjen pas rritjes së rasteve me koronavirus në Spanjë.

“Çdo person që vjen përmes rrugëve tokësore nga zonat që paraqesin rrezik të lartë të infektimit duhet të prezantojnë një test negativ PCR, i cili duhet të bëhet 72 orë para arritjes në Spanjë”, thanë autoritetet.

“Ky urdhër do të hyjë në fuqi tre ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe derisa qeveria të shpallë fundin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Spanjës.

Kjo masë nuk do të zbatohet për shoferët që transportojnë mallra, apo të punëtorëve që kalojnë kufirin. Po ashtu, nga ky rregull përjashtohen edhe personat që jetojnë 30 kilometra në afërsi të kufirit, thanë autoritetet spanjolle.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>