Deputetët që munguan në seancës e parë dhe ata që u zëvendësuan, u betuan të premten në Kuvendin e Kosovës.
Seanca parlamentare nisi me 86 deputetë.
Deputetët që u betuan janë:
Deputeti Shemsedin Dreshaj kandidat i Subjektit AAKe zëvendëson Daut Haradinaj për shkak të dorëheqjes së tij.
Deputetët Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli kandidatë të LVV i zëvendësojnë Donika Gërvalla-Schearz, Hekuran Murati, Arben Vitija, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari për shkak të zgjedhjes së tyre anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Deputetja Samra Ilijaz kandidate e Nova Demokratska Stranka-NDS e zëvendëson Emilija Rexhepi e cila është zgjedhur anëtare e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Deputeti Fridon Lala kandidat i Iniciativa e Re Demokratike-IRDK e zëvendëson Elbert Krasniqit, i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë. Deputeti Enis Kervan zëvendëson Fikrim Damka i cili është zgjedhur anëtarë i qeverisë.
Deputetët që kanë munguar në seancën konstituive me 22 mars e të cilët janë Memli Krasniqi, Ardian Kastrati, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Behxhet Pagolli.
Qeveria Kurti u votua më 22 mars në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro dhe 30 kundër. Nuk pati asnjë abstenim në votim.
Lista serbe nuk e votoi qeverinë Kurti pasi kërkonte dy ministri nga një që i është dhënë.
LDK e konsideroi të paligjshme kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër.