Përditësimi, 2 prill: 6 viktima dhe 336 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Përditësimi, 2 prill: 6 viktima dhe 336 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2865 testime, 625 të shëruar, 336 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 6 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Në të njëjtin interval kohe janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (2 Prill 2021)
Raste të reja ditore 336
Të shëruar në 24 orë 625
Të shtruar në spitale 276
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2865

Testime totale 564,565
Raste pozitive 125,842
Raste të shëruara 92,500
Raste Aktive 31,095
Humbje jete 2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21739
Fier 2549
Durrës 1269
Gjirokastër 1253
Shkodër 1186
Vlorë 949
Korçë 769
Elbasan 347
Lezhë 294
Kukës 360
Dibër 326
Berat 54

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>