Kryeministri Albin Kurti deklaroi se projektligji i ri për zgjedhjet mundëson votimin e emigrantëve.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se projektligji mundëson votimin e emigrantëve në konsullata e ambasada.
“Nëse nga rreth 170 mijë aplikacione për t’u regjistruar për votim nga jashtë, me procedura aspak të lehta burokratike dhe qindra euro e dollarë pagesa për shërbim postar, pranohen vetëm 56,375 vota të vlefshme, atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndryshimi duhet të jetë i tillë.” shkruan ai.
Ai shprehet se nuk miratohet me një procedurë të përshpejtuar Kosova humbet kohë.
Kurti shprehet se nëse Osmani nuk zgjidhet Presidente vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”