Rama nuk përjashton koalicionin me PD-në

Nga Exit News
Rama nuk përjashton koalicionin me PD-në

Kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e koalicionit qeverisës me PD-në, në rastin nëse do t’i duhet për të formuar qeverinë. Pyetjes së gazetares Nisida Tufa, se nëse do të ishte “i detyruar të formonte qeverinë kë do të zgjidhte PD-në apo LSI-në”, Rama ju përgjigj tërthorazi:

“Unë nuk besoj se ka dyshim, me LSI asnjë herë për asnjë arsye”.

Ai u shpreh i prerë se nuk do të bëjë koalicon qeverisës me Tom Doshin edhe nëse do të ishte e nevojshme: “Nuk do të bëj aleancë me Tom Doshin”.

Rama u shpreh se PS do të fitojë shumicën në zzgjedhjet e 25 prillit: “PS nuk do të ketë nevojë për ndihmë për të formuar qeverinë sepse do të marrim një rezultat si në 2017, ose më i lartë”.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve të 25 prillit do të punojë për të përmirësuar klimën politike në vend: “Do të ishte e rëndësishme që klima e marërdhënieve mes pakëve të ndryshojë sepse nuk do të vazhdohet kështu”.

Kryeministri komentoi edhe koalicioni pas zgjedhor të firmosur nga PD dhe LSI:

“Ata kanë bërë një kontartë parazgjedhore dhe janë future në zgjedhje vec e vec. Kjo ëshët shumë domethënëse.
Kontrata e tyre noterizon pengmarrjen e lulit nga monika për llogari të Ilirti dhe Saliut. Monika është garantja se Luli nuk i ikën nga duart Saliut dhe Ilirit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>