Policia e Shkodrës arreston një person të akuzuar për vrasje

Nga Exit News
Policia e Shkodrës arreston një person të akuzuar për vrasje

Policia e Shkodrës njoftoi të dielën se ka finalizuar operacionin e koduar “Mushan”.

Ajo arrestoi një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. H.

Në njoftimin e Policisë thuhet së është arrestuar 34-vjeçari Hydajet Mehmedaj, banues në fshatin Mushan në Shkodër.

Hydajeti në bashkëpunim me dy persona të tjerë D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë shtetasin R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Mehmedaj u arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>