Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën se në Shqipëri do të mbërrijnë doza të tjera vaksinash, numrin e të cilave nuk e bëri publik. Gjatë vizitës në Pogradec, Rama u shpreh se vendi po ecën me ritme të larta të vaksinimit masiv:
“Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar”.
Rama sulmoi dhe opozitën duke i quajtur ata të papërgjegjshëm. Ai tha se PS mund të grumbullojë njerëz në mitingje, por nuk e bën sepse ruan shëndetin e tyre:
“Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri.”