Gjermania pritet të imunizojë 20% të popullsisë për një muaj

Nga Exit News
Gjermania pritet të imunizojë 20% të popullsisë për një muaj

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn bëri me dije se, deri në fillim të majit, vendi do të ketë imunizuar 20% të popullsisë së saj kundër Covid-19.

Sipas një raportimi të Reuters, Spahn foli për fushatën e vaksinimit në një qendër vaksinimi në Berlin.

Ai u shpreh se Gjermanisë iu deshën tre muaj për të imunizuar 10%  të popullsisë.

Do të vaksinojmë 10% tjetër për një muaj, në kuadër të dërgesave të pritshme të vaksinave,” llogariti Spahn.

Gjermania pati një rritje të infeksioneve për shkak të ritmeve të ngadalta të vaksnimit, që e lane prapa vendeve si Britania, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>