Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha të hënën se lista me kandidatë e LSI ka kaluar në proces vettingu.
Por sipas Kryemadhit kundër listës së LSI është investuar shumë në qarqe diplomatike për të sulmuar listën e LSI.
Ajo tha se LSI ka listat më të pastra, “një konfirmim i dhënë dhe nga KQZ që e kaloi pa asnjë ndryshim”, tha ajo.
“Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu”, tha Kryemadhi.