Aeroportin e Kukësit e ka ndërtuar Presidenti Ilir Meta, gjatë kohës që ka qënë kryeministër.
“Aeroportin e Kukësit kam bërë unë, dhuratë e Emirateve. I bënë edhe emrin e sheikut, pas krizës së Kosovës”, u shpreh Meta gjatë konferencës për shtyp, të mërkurën, për grevën e kontrollorëve të aeroportit.
“I papërgjegjëshmi pas meje (Nano) i hoqi emrin dhe ata ikën”, akuzoi Meta, ish-kryeministrin Nano për mos përfundimin e tij.
Ai i bëri thirrje kontrollorëve të qendrojnë “në detyrë se kështu ua kërkon puna”. Dhe ju premtojë plotësim të kërkesave pas zgjedhjeve.