Kryeministri Edi Rama reagoi pas kërkesës së Presidetit Ilir Meta ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditim të Albcontrol.
Përmes një postimi në Twitter, Rama lajmëron Metën se vaksinat do të mbërrijnë brenda ditës dhe se plani i këtij të fundit dështoi.
“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”
Më herët, Presidenti Meta i kërkoi KLSH-së të bëjë audit të plotë për kompaninë Albcontrol.