Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin elektoral me banorët e Divjakës të enjten, është shprehur se ka në plan të anullojë moratoriumin e gjuetisë në këtë zonë.
Ai tha se gjëja e parë që Rama ka bërë në Divjakë ishte monopolizimi i gjuetisë, siç ka monopolizuar edhe sektor të tjerë si nafta, bregdeti, toka, mineralet apo gjithçka tjetër në vend.
Basha premtoi gjithashtu se do të kujdesët që ruajtja e mjedisit e specieve të veçanta, të bëhet në përputhje me standardet europiane ” duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet, por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë, ne do të kthejmë lirinë, mundësinë, do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtetë. që jeni ju.”
Basha akuzoi kryeministrin Rama se me dështimet e tij ka shkatërruar besimin e qytetarëve te politika.