Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish të enjten një telefonatë për të përcjellë mesazhet e tij të fushatës elektorale.
Këtë herë fokusi ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.
Rama telefonoi kandidates e PS në Tiranë Bora Muzhaqi dhe e pyeti se si po ecën puna në terren.
“Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia”, iu përgjigj Muzhaqi.
Më pa ai u ndal tek LSI duke thënë: “Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI”.
Së bashku me Muzhaqin deklaruan se LSI nuk është asgjëkundi dhe se po humbet mbështetës dita ditës.
Rama tha se një pjesë e votuesve të tyre do t’i shkojnë PD-së, ndërsa të tjerët PS-së.
“I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt”, tha Rama.