Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 4 487 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 684 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 80.834 raste.
Mbeten 14.095 raste aktive.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 96.896 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 1.967 pacientë kanë humbur jetën.